Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po merr pjesë në Konferencën për Sigurinë 2023 në Mynih të Gjermanisë.
Rama, sot bëri të ditur se në kuadër të konferencës, ka zhvilluar takim me kryetaren e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin, Chris Van Hollen, me të cilën ka folur për disa tema, përfshirë planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
“Me Jeanne Shaheen, kryetare e nënkomitetit për Europën në Senatin Amerikan dhe senatorin Chris Van Hollen, për agresionin kibernetik dhe ecurinë e ndërtimit të mbrojtjes sonë kibernetike me mbështetje edhe nga SHBA, planin franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë e Kosovës, si edhe rolin e Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal në tërësi.”, shkroi Rama në Facebook. /arbresh.info/
Osmani takon Prattipatin, flasin për zhvillimet politike në ...
Ndryshimet për votimin e Presidentit, Gruda: Është proces jo...
KFOR i quan të rreme pretendimet se NATO-ja ka lëshuar raket...
Lushaku-Sadriu për amendamentet: Kjo nuk është rrugëzgjidhje
Komisioni miraton ndryshimet kushtetuese për presidentin
Seanca për amandamentet për Presidentin pritet të thirret pa...