Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz, me ç’rast kanë vendosur kurora me lule pranë varreve të familjes Jashari.
Kryekuvendari, Konjufca në një fjalë rasti tha pavarësia dhe liria jonë ka qenë e pamundshme pa luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momenti më i lavdishëm i luftës çlirimtare të popullit tonë ka qenë lufta e Jasharajve, lufta e Prekazit kundër Serbisë për çlirim, dhe rënia, flijimi i familjes Jashari, raporton arbresh.info
“Pavarësia dhe liria jonë ka qenë e pamundshme pa luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe momenti më i lavdishëm i luftës çlirimtare të popullit tonë ka qenë lufta e Jasharajve, lufta e Prekazit kundër Serbisë për çlirim, dhe rënia, flijimi i familjes Jashari. Sakrifica e tyre e ka ngrit në një dimension tjetër edhe kombin shqiptar, po në anën tjetër e ka zgjuar botën, e ka tronditë ndërgjegjen ndërkombëtare dhe prej atij momenti nuk ka pasur askush dyshim që liria për popullin shqiptar dhe liria e Kosovës është e pashmangshme. Prandaj gjithmonë do të vijmë këtu që të përkulemi përpara kësaj sakrifice madhështore e cila do të kujtohet gjithmonë prej brezave që vijnë”, deklaroi Konjufca. /arbresh.info/


Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...