Për të bërë nderime në Prekazin legjendarë të Adem Jasharit për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës ishte edhe kandidati për President të Serbisë, Nikolla Sandulloviç, raporton “Arbresh.info”.
Ai tha se ka ardhur për të nderuar luftën për liri të popullit shqiptar të Kosovës dhe të shprehur keqardhje për atë që ka përjetuar populli i Kosovës nga Slobodan Milosheviçi.
“Sot kam ardhur të nderojë luftën e juaj për liri, po ashtu edhe të them se më vjen keq për atë që e keni përjetuar, ato që i ka shkaktuar Slobodan Milosheviçi. Më vjen shumë keq, dhe ju premtojë se me të ardhë në krye të Serbisë, do të kërkoj falje dhe do të bëjë përpjekje që ata që kryen krime të dalin para drejtësisë. Ju premtoj. Por, edhe do të punoj për zgjidhje të përhershme ndërmjet dy shteteve”, tha Sanduloviç. /Arbresh.info/

Trump thotë se incidenti me të shtëna në Uashington s’do ta ...
Grenell: Trump ishte cak i një sulmi vrasës, e megjithatë më...
Osmani solidarizohet me Trump dhe Zonjën e Parë: Sulm qyqar,...
Sulmi i armatosur, Trump publikon pamjet e kamerave të sigur...
Rama dënon sulmin e armatosur në eventin ku ndodhej Trump: G...
“Kujdes me këto postimet”, Elijona dhe Klodi vaz...