Barcelona e Manchester United ndahen në paqe

20:50 | 16 Shkurt 2023
Emir Abduramani

Kryendeshja e kësaj faze eliminuese e cila u luajt në “Camp Nou” përfundon me barazim 2-2, shkruan arbresh.info.

Të parët në epërsi dolën vendasit me golin e Marcos Alonsos, ndërsa për 1-1 u përkujdes lojtari në formë i “Djajve të Kuq”, Marcus Rashford.

Por, Manchester United nuk e la me aq, pasi me anë të autogolit nga Jules Kounde festonin rikthimin në këtë ndeshje.

Mirëpo, gëzimi i rikthimit nuk zgjati edhe aq shumë, kështu Raphinha shënoi golin e dytë për katalunasit dhe për rezultatin përfundimtar të ndeshjes.

Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme në “Old Trafford”./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale