Po vazhdon të mbahet seanca në Kuvendin e Kosovës, në të cilën deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu akuzoi kryeministrin Kurti se nuk po mund ta ndalë fluksin e ikjeve nga Kosova, pasi siç tha ajo, familjen e tij e ka larguar nga vendi.
“Nuk mundet qytetari i Republikës së Kosovës t’i besojë një kryeministri i cili vendin e vet, me të cilin qeverisë, nuk e sheh të denjë për ta rritur vajzën e tij. Familjen e tij e ka ikë prej këtij vendi, prandaj nuk mundesh ti me i ndalë qytetarët e Republikës së Kosovës”, u shpreh Musliu.
“Një kryeministër që nuk e sheh të denjë vendin e vet për ta rritur fëmijën e tij, ai nuk mund ta ndalë fluksin e ikjeve nga Kosova”, deklaroi Musliu./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...