KB Trepça e ka mposhtur KB Vëllaznimin në kuadër të Kupës së Kosovës në Basketboll në rrethin çerekfinal.
Me këtë fitore, klubi nga Mitrovica është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës, duke e nisur kështu edhe mbrojtjen e trofeut.
Në këtë turne, që po zhvillohet në Rahovec, skuadra e Trepçës të mërkurën e mposhti Vëllaznimin me rezultat bindës 81-56.
Trepça ishte skuadër më e mirë gjatë gjithë ndeshjes, duke përmbyllur të gjithë çerekët me epërsi të lartë.
Në gjysmëfinale, Trepça do të përballet me fituesin e çerekfinales tjetër mes Pejës dhe Rahovecit, e cila zhvillohet sonte me fillim nga ora 20:00./gazetablic
Osmani takohet me presidentin e Sierra Leones, flasin për ba...
Trump: Po shohim shenja përparimi për fundin e luftës Rusi-U...
Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krime...
Aksident i rëndë në Mejë të Gjakovës
SHBA ul tarifat për Indinë në 18 përqind/ Kusht që të ndërpr...
Pas “Memories”, Gjesti nis përgatitjet për këngë...