Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se tri shkolla fillore në kryeqytet janë pajisur me dollapë të fëmijëve nga klasa e parë deri në të pestën.
“Shkollat Hasan Prishtina, Ismail Qemaili dhe Naim Frashëri tashmë të pajisura me dollape të fëmijëve për klasët e para deri në klasët e pesta”, ka njoftuar Rama.
I pari i Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se ky është një hap shumë i rëndësishëm për shëndetin e fëmijëve.
“Një hap tejet i rëndësishëm për të hequr barrën e çantave të rënda që rrezikojnë shëndetin e të vegjëlve tanë. Dalëngadalë, shkollat e kryeqytetit po shndërrohen në ambiente më praktike e miqësore për të gjithë nxënësit”, përfundoi shkrimin Rama./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...