Ka ndërruar jetë 19 vjeçari nga Arllati i Drenasit, E.B, i cili pasditen e së martës u godit nga një automjet, ende i paidentifikuar, raporton policia e Kosovës.
Sipas Policisë, E.B në ato momente ishte në cilësinë e këmbësorit, teksa ngasësi raportohet të ketë ikur nga vendi i ngjarjes
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.
“Arllat, Gllogoc, 14.02.2023 – 18:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një automjeti deri më tani të panjohur, pasi që ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësor i cili është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK ku më pas ka ndërruar jetë. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e PK./arbresh.info/
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...
Greva paralizon aeroportin në Berlin, anulohen qindra flutur...
Haxhiu për tragjedinë në Austri: Humbja e jetëve të bashkëko...
Policia zbarkon në ARBK, punëtorët nuk po lejohet të lëvizin
Nesër përurohet segmenti i rrugës Vushtrri–Prishtinë, pjesëm...