Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se prioritet i tij gjatë këtij mandati do të jetë funksionalizimi i objektit të Emergjencës në QKUK, me ç’rast tha se janë buxhetuar mjetet shtesë.
Këtë e ka bërë të ditur gjatë raportimit në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Krahas funksionalizimit të këtij objekti, Vitia, mes tjerash, si prioritete përmendi edhe sigurimin e barnave esenciale dhe uljen e listës së pritjes.
“Urgjencat prioritare janë sigurimi i profesionistëve mjekësor në fushat deficitare, zvogëlimi i listës së pritjes në nivelin terciar, ndërhyrjet infrastrukturore spitalore, vendosja e standardeve për pranimin e pacientëve”
“Kontrolli i barnave, përfshirë edhe kontrollin e tregut, mbikëqyrja e institucioneve private dhe të sigurisë, reformimi i referimit të pacientëve jashtë shtetit, hapja e konkurseve me standarde të reja e kështu më radhë”, ka vazhduar Vitia.
“Me qëllim funksionalizimit të ndërtesës së Emergjencës është bërë buxhetimi i mjeteve shtesë, me qëllim përfundimin sa më të shpejt. Kemi filluar përgatitjet për sigurimin e ndërtesës së depos së barnave, pasi kjo aktualja lë shumë për të dëshiruar”, tha Vitia, teksa përmendi edhe vaksinimin në Kosovë.
“Kosova ka pasur një vaksinim relativisht të mirë ndaj COVID-19, duke futur gjate sezonës vjeshtë-dimër në funksion edhe përdorimin e dozave bivalente përforcuese të Phizer te siguruara përmes COVAX, krahas dozave të mjaftueshme të siguruara më parë nga Qeveria dhe donatorët”, tha Vitia./eo
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...