Me në fund lajmërohet Kejvina, flet fjalë të mëdha për Luizin

08:25 | 14 Shkurt 2023
E.H

Ish-banorja e Big Brother Vip Albania, Kejvina Kthella e cila është përjashtuar nga ky format javë në parë për dhunë fizike ndaj Luiz Ejllit, ka reaguar për ngjarjen që ka ndodhur brenda në shtëpi.

Në këtë shkrim të gjatë ajo tregon haptazi se ky Realiyt Show nuk ishte për të dhe ka folur se kush është Kejvina në BBVA e kush në jetën reale.

Ajo ka shkruar se Luizi ka qene një mik i mire për të kur ka hyre në fillim në shtëpi, duke shtuar se ka ndodhur çka ka ndodhur ata do te vazhdojnë te jenë miq edhe kur të dali jashtë Luizi.

“Është momenti që unë ti kërkoj falje njeriut të vetëm që më ka dashur në atë shtëpi dhe është treguar i vërtet me mua që ditën e parë deri në të fundit. Luiz për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurt që të dy ne e dimë që do të jemi njësoj edhe kur të dalësh jashtë”, ka shkruar mes tjerash Kejvina.

Tutje ka shtuar se nuk ka dëshire të viktimizohet por se Kejvina ra pre e një manipulimi te turpshëm.

“Kejvina e BB vip, ra pre e një manipulimi te turpshëm, por unë nuk jam këtu për tu viktimizuar”.

Për fund, ajo i ka kërkuar falje gjithë publikut./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale