Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar mospërfshirjen e opozitës në arritjen e marrëveshjes finale me shtetin fqinj.
Përmes një statusi në Facebook, ajo ka thënë se qeveria po fton opozitën vetëm për t’i anuluar marrëveshjet e kaluara. Sipas Tahirit, kjo është “një qasje absurde e kësaj qeverie absurde”.
“Opozita ftohet për anulimin e marrëveshjeve të kaluara, por nuk ftohet për arritjen e marrëveshjes finale! Kjo është një qasje absurde e kësaj qeverie absurde, kurrë nuk është parë më herët” ka shkruar Tahiri. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...