Hakan Calhanoglu po zhvillon sezonin e dytë me Interin, ku drejtuesit tani janë bindur plotësisht me paraqitjet e tij në fushë dhe kërkojnë t’ia vazhdojnë kontratën.
Futbollisti turk këtë sezon ka treguar se mund të luajë shumë mirë edhe para mbrojtjes, ndërsa ka kontratë deri në verën e 2024.
Interi për këtë ka nisur prej javësh negociatat për rinovimin e kontratëes së tij.
Sipas mediave italiane, palët kanë arritur tashmë marrëveshjen në parim për zgjatjen e bashkëpunimit deri në verën e 2026, shkruan telegrafi.
Edhe paga e Calhanoglu do të rritet deri në 5.5 milionë euro, që do të shkojë në 6 bashkë me bonuset.
Në ditët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Elijona, banorja e preferuar
LudoLee banori më i ri i Big Brother VIP Kosova
Turistët në Shqipëri sollën 4.4 miliardë euro, shqiptarët sh...
Haxhiu fton qytetarët të marrin pjesë në tubimin e LVV-së ne...
Barcelona raportohet në La Liga nga një klub tjetër për tran...
Konjufca: Lotët e nanës Rukë janë lot të dhimbjes por edhe k...