Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e sotme të kuvendit ka thënë se ka rritje të buxhetit për paga, që më pas, siç tha, është shpërndarë në Ligjin e Pagave.
Mes tjerash, Murati komentoi edhe vlerat e koeficientit të propozuara nga partitë opozitare, ku tha se nëse merret vlera e koeficientit prej 125 euro, atëherë paga mesatare do të ishte 870 euro, e nëse do të merrej ai prej 130 euro, paga mesatare do të ishte 900 euro.
“Pyetja është se ku merren këto para. Këto para, rëndom merren në sektorin privat, pra taksapaguesit që punojnë në sektorin privat, merret ky tatim. Në sektorin privat paga mesatare është 420 euro. Propozimi i opozitës është që të rëndohet paga në sektorin privat e të rritet paga mesatare në sektorin publik”, është shprehur Murati.
Tutje, ai tha e brenda kufijve ekzistues, pa pasur nevojë të rritet norma tatimore, vlera e koeficientit prej 105 euro është maksimumi i akomodimit.
“Ndërsa, po të kishte koeficient në sektorin privat, atëherë aktualisht ajo do të ishte 60 euro”, ka thënë Murati./arbresh.info
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Sot Renee feston ditëlindjen, ky është urimi emocionues i ma...
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Arabinë Saudi...
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...