Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në Serbi llogariten 21 minoritete, teksa tha se 11 komuna atje udhëhiqen nga kryetarë joserb.
Sipas tij, asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët e bullgarët.
“Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë? Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalintët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët”, është shprehur Kurti.

Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...