Mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën “Kadri Halimi” në Prishtinë, policia ka kryer një kontroll të personave ndaj dy të dyshuarve, duke i kapur në flagrancë, me ç’rast ka gjetur dhe sekuestruar një sasi të konsiderueshme të substancës narkotike që dyshohet të jetë e llojit kanabis (marihuana).
Të dyshuarit; “A.G, mashkull 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe, K. K, mashkull, 27 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, janë arrestuar dhe ndaj tyre është iniciuar hetim në drejtim të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike, psikotrope ose analoge””, njofton policia.
Ndërlidhur me rastin policia ka kryer edhe një bastisjeje në rrugën “Tom Lantosh” në Hajvali.
“Me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është dërguar në qendrën e mbajtjes prej 48 orësh, ndërkaq i dyshuari i dytë është proceduar më tej”, thuhet tutje në njoftimin e policisë. /arbresh.info/
Netanyahu paralajmëron Iranin pas sulmeve të fundit: Do t...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell
Alarm për bombë në aeroportin e Prishtinës
Bora fiton ndaj Vëllaznimit e Peja mposht Rahovecin 029
Netanyahu pas sulmeve të sotme të Iranit: Një natë shumë e v...
Çështja për administrimin e drejtësisë/ Në prill vijojnë sea...