Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, priti në takim shefin e misionit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.
“Bashkëpunimi me shtetin e Luksemburgut, është dinamik dhe frytdhënës, e kjo u riafirmua dhe në takimin e sotëm bilateral. Angazhimi në koordinimin dhe thellimin e mbështetjes nga ana e Luksemburgut për Kosovën në fusha si arsimi dhe shëndetësia vijon intensivisht”, thuhet në komunikatën për media nga Zyra e Kryeministrit.
Bislimi tha se Qeveria vlerëson lartësisht kontributin e dhënë nga Luksemburgu si dhe mbështetjen financiare në projekte të ndryshme.
“Dy marrëveshjet bilaterale të nënshkruara në muajin korrik të vitit të kaluar, janë vetëm pikënisja e një bashkëpunimi afatgjatë, efikas dhe produktiv. Kosova ofron mundësi të shumta investimi, popullatë me moshë mesatare të re dhe dinamike e cila premton një të ardhme të suksesshme për vendin”, u shpreh Bislimi.
Në takim u diskutua dhe mbi procesin e dialogut ku Qeveria e Republikës së Kosovës ka një qasje aktive dhe konstruktive, është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve.
“Propozimi evropian për normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i pranueshëm si bazë e mirë për diskutime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara”, tha ai.
Bislimi e falënderoi ambasadorin Dietz për takimin dhe bisedën, duke ritheksuar intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit në projektet dhe fushat me interes të përbashkët./arbresh.info/
Ligji për KPK-në hyn në fuqi pas 15 ditësh, Haxhiu: Reforma ...
Imzot Bianco emërohet delegat Apostolik për Kosovë
Të hënën deputetët në Shqipëri mblidhen për seancën më të af...
Drejtori i Policisë dhe e ngarkuara me punë në ambasadën e S...
Një muaj paraburgim për të dyshuarit që u arrestuan në Njësi...
Shoqata e Obstetërve e Gjinekologëve reagon pas sulmit ndaj ...