Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj malazez, Milo Gjukanoviq, ku pas takimit, e para e shtetit të Kosovës tha se e ardhmja e të dyja vendeve është në BE.
Osmani tha se Kosova e Mali i Zi po punojnë bashkë për të realizuar synimin për në BE.
“Me Presidentin Đukanović diskutuam për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë”, ka shkruar presidentja Osmani
Presidentja tha se raportet mes Kosovës e Malit të Zi janë të ndërtuara në frymën e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen euroatlantike. /arbresh.info/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...