Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka kujtuar ikonën e muzikës, Nexhmije Pagarushën në trevjetorin e vdekjes së saj.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi tha se Nexhmija udhëhoqi një gjeneratë të tërë artistësh drejt misionit të vështirë, por jetik, të ndërtimit të skenës kulturore në Kosovë.
“Tri vjet pa bilbilin e Kosovës, Nexhmije Pagarushën. Gjatë një jete me krijimtari, Nexhmija udhëhoqi një gjeneratë të tërë artistësh drejt misionit të vështirë, por jetik, të ndërtimit të skenës kulturore në Kosovë. Përjetësisht në kujtimet dhe zemrat tona, Mbretëreshë.Sytë për ty i kemi të njomë!”, shkroi i pari i PDK-së.
Nexhmije Pagarusha, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ajo la pas vetes plot pesë albume e 88 këngë, prej tyre më të njohurat “Baresha” dhe “Zambaku i Prizrenit. /arbresh.info/
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia
Dy avionë u bllokuan, si e nxorën nga Irani komandot amerika...
Trump: Mund të arrijmë marrëveshje me Iranin të hënën
NASA: Artemis II është tashmë më afër Hënës sesa Tokës