I ftohti Siberian mbetet prezent edhe gjatë ditës së martë duke diktuar në vendin tonë, mot të kthjellët por shumë të ftohtë.
Orët e pasdites do të sjellin kalime vranësirash ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Pikërisht në këto zona problematikë e theksuar do të jenë ngricat për shkak se 24- orëshi do të jetë në vlera negative.
Orët e vona të mbrëmjes sjellin edhe një erë të ftohtë lindore duke bërë që i ftohti të ndjehedhe edhe më shumë në zonat bregdetare.
Temperaturat e ajrit do te ulen në mëngjes, dhe mesdita sjellë rënie të tyre duke rregjistruar vleren minimale në qytetin e Peshkopisë -10 °C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Sarandës 10°C.
Era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzimi 2 balle./abc
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...