Sonte, rreth orës 19:35 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën “Shote Galica” në Shtime një person posedon armë zjarri në shtëpinë e tij.
Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e personit të dyshuar B.M (M/K) i moshës 62 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë zjarri, të cilën më pas policia e ka konfiskuar.
Siç thuhet në njoftim, i dyshuari, është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime dhe pasi është intervistuar nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...