Banorja e Big Brother VIP Kosova, Xhuli në një bisedë që kishte me konkurrenten tjetër, Artën ka folur rreth vendimit të Atdheut për t’i dhënë fund njohjes me të.
Përderisa, Xhuli po ia paketonte valixhet e Himenës që ishte banorja e eliminuar e javës, ajo ka kritikuar Atdheun, ndërsa ka thënë se lidhja me të “i ka shkatërruar lojën”.
“Më shumë kam nejt me Atdheun, sepse unë me atë tjetrin nuk kam bashkëjetuar. Më dhemb fakti që kam bërë shumë pas tij dhe në fund e lëndova veten. Janë ndjenjat e mija, është zemra ime. Më dhemb shumë që mu shkatërrua loja për një gjë palidhje”, ka thënë Xhuli duke qarë.
“Është faji im se ky vetëm për lojë ka ardhur dhe i kam pasur dyshimet e mija që në fillim. Thjesht, s’është dashur ta lë veten të bie, është dashur të përmbahem”, ka thënë ajo pos tjerash.
Videon mund ta shihni këtu.
Normandy Index 2025: Kosova lider për siguri strategjike në ...
Totaj priti ambasadorin e Turqisë, rikonfirmohen marrëdhënie...
Ish-gardiani i burgut të Prishtinës e Lipjanit deklarohet i ...
Përmbyllet plotësisht procesi i rinumërimit në 6 komuna
Atletico Madrid ka vendosur yllin e madh në listën e transfe...
Gjykata Supreme: Zbatimi i vendimit për pensionistëpensionis...