Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se trupat e Qendrës Ndërkombëtare të Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), janë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim-shpëtimit në kushte ekstreme dimërore.
Mehaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë.
“Trupat tanë të gatshëm të realizojnë operacione të kërkim- shpëtimit në kushte ekstreme dimërore. Qendra Ndërkombëtare e Trajnimit për Kërkim Shpëtim (QNTKSH), po realizon trajnimin për Kërkim Shpëtim Dimëror në Brezovicë me fokus në operacionet e evakuimit të lënduarve me ski, evakuimit të lënduarve nga orteku dhe mënyrat e kërkimit në orteqe”, ka shkruar Mehaj në Facebook. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...