Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka arrestuar dy persona në Han të Elezit.
Sipas policisë të arrestuarit janë: H.L (M/K) i moshës 45 vjeçar dhe M.K (M/K) i moshës 41 vjeçar.
Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Keqpërdorim i besimit’’ me dënim burgimi me nga nëntëdhjetë (90) ditë.
Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjti janë dërguar në vuajtje të dënimit.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës./arbresh.info
FSK-ja gati për dislokim në Gazë, pret institucionet për ven...
Masakra e Belegut dhe dështimi i drejtësisë ndërkombëtare
Një shtëpi në Gjakovë përfshihet nga zjarri, arrestohet i dy...
Dyshuesit e drogës kapen pas përplasjes dhe ndjekjes nga pol...
61 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, rreth 1 mijë e 800...
Zelensky: Ukraina ka nevojë për 700 mijë tonë karburant në m...