Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare pas një serie kontrollesh ka arrestuar një shtetas 44-vjeçar, shtetasi E. Xh., pronar i një dyqani në Durrës, me akuzën e tregtisë së mallrave të kontrabanduara.
Në ambientet e biznesit të tij, forcat e rendit gjetën dhe sekuestruan më pas dhjetëra steka me cigare të dyshuara të kontrabanduara.
Ndërkohë, në një kontroll paralel është proceduar në gjendje të lirë 35-vjeçari E. S., në dyqanin e të cilit sekuestruan, përtej paketave me cigare, edhe pako me fishekzjarrë, cigare elektronike dhe parfume.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprat penale “Kontrabanda për mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”./a2cnn
E rëndë në Itali: Nëna hidhet nga ballkoni me tre fëmijët e ...
Nesër mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Rënie e lehtë e çmimit të naftës në Kosovë
Dështon mbledhja e Komisionit Shëndetësorë
Cristiano Ronaldo dhe djali i tij, bashkë në një ekip? Një ë...
BILD: Sebastian Hoeneß kandidat potencial për ta marrë drejt...