Këtë sezon, Nottingham Forest hyri në ligën më të fortë të futbollit në botë, Ligën Premier, dhe ata befasuan shumë me një qasje jashtëzakonisht aktive në tregun e lojtarëve.
Klubi i njohur kishte sjellë 29 përforcime që nga fillimi i sezonit, por së fundi u zyrtarizua edhe i 30-ti, edhe pse afati kalimtar ka përfunduar zyrtarisht.
Rregulli nuk vlen për lojtarët e lirë dhe njëri prej tyre është 33-vjeçari Andre Ayew.
Kapiteni i kombëtares së Ganës është lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës me Al-Sadd të Katarit, ku pastaj kaloi te Nottinghamin që e zyrtarizoi sot.
Welcome, André! ?? pic.twitter.com/q5h6N077XS
— Nottingham Forest FC (@NFFC) February 2, 2023
Nottingham aktualisht ndodhet në pozitën e 13-të në kampionatin anglez dhe ka të gjitha shanset që të qëndrojnë në ligë nëse vazhdojnë me ndeshjet që ofrojnë.
Gjatë janarit ata afrua emra si Gustavo Scarpa, Danilo, Chris Wood, Felipe, Jonjo Shelvey dhe Keylor Navas.
Nga ana tjetër, ata do të thyejnë patjetër rekordin kur bëhet fjalë për përforcime në ishull, të paktën në dekadat e fundit. /Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...