Pentagoni është duke gjurmuar dhe monitoruar një balonë të dyshuar kineze mbi Shtetet e Bashkuara. Kjo është raportuar nga mediat amerikane, duke cituar zyrtarët e mbrojtjes. Një zbulim ky që rrezikon të shtojë tensionet e mëtejshme në marrëdhëniet e tensionuara SHBA-Kinë.
Balona e dyshimtë erdhi vetëm disa ditë përpara se sekretari i shtetit, Antony Blinken, të udhëtonte në kryeqytetin kinez për bisedime të nivelit të lartë. Incidenti shënon një nga manovrat më agresive të Pekinit për mbledhjen e inteligjencës në vitet e fundit.
Zëdhënësi i Pentagonit, Gjenerali Patrick Ryder tha se qeveria amerikane e ka gjurmuar balonën për disa ditë teksa po kalonte rrugën mbi veriun e Shteteve të Bashkuara, duke shtuar se “udhëtonte në një lartësi shumë të madhe mbi trafikun ajror komercial dhe nuk paraqet kërcënim ushtarak apo fizik për njerëzit në tokë.”
Pasi u zbulua balona, qeveria amerikane ndërmori veprime të menjëhershme për t’u mbrojtur nga mbledhja e informacionit të ndjeshëm,” vazhdoi ai.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan dhe zyrtarë të tjerë të lartë të mbrojtjes informuan Joe Biden të mërkurën. Presidenti kishte urdhëruar rrëzimin e balonës, pasi u pikas dhe u raportua nga civilët në një avion komercial, thanë zyrtarët amerikanë. Por Pentagoni e kundërshtoi këtë nga frika e viktimave civile./a2cnn
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit