Në 33-vjetorin e rënies së dëshmores së lirisë Elfete Humolli, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë homazhe te kompleksi memorial në Lupç të Poshtëm.
Në përkujtim të rënies së heronjve Elfete e Mentor Humolli u shpalos sot pllaka përkujtimore e dy dëshmorëve të rënë për liri.
“Elfete Humolli u vra më 1 shkurt të vitit 1990, nga forcat serbe në fshatin e saj në Lupq të Podujevës. Atë kohë Elfetja ishte nxënëse e shkollës së mesme ekonomike ku bashkë me mijëra qytetarë të kësaj ane, po demonstronin për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Nagavci.
Ndërkaq, vëllau i saj Mentori ra dëshmor më 21 mars 1999, gjatë luftimeve në Koshare. Lavdi jetës dhe veprës së Elfetes, Mentorit dhe gjithë dëshmorëve të rënë për liri, ka shkruar më tej ajo në Facebook. /arbresh.info/
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...