E ardhmja e Adnan Januzajt mund të jetë në Turqi.
Gazetari i njohur, Gianluca Di Marzio, ka raportuar se reprezentuesi belg është në bisedime me Istanbul Basaksehir.

Bisedimet po vazhdojnë për të gjetur një marrëveshje, teksa tani për tani nuk ka diçka konkrete.
Januzaj është pjesë e Sevillas nga viti i kaluar. Ai ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2026.
27-vjeçari nuk po gjen hapësira në formacionin e Jorge Sampaolit, teksa këtë sezon ka regjistruar vetëm dy paraqitje në La Liga.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse do të arrihet një marrëveshje mes tij dhe klubit nga Stambolli.
Kujtojmë se afati kalimtar dimëror në Turqi mbyllet më 8 shkurt, që do të thotë se Basaksehiri ka edhe disa ditë në dispozicion për të kompletuar lëvizjen
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen
Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, n...
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
SHBA thotë se Trump po diskuton opsione që ta marrë Grenland...
Gjashtë të vdekur dhe qindra fluturime të anuluara, bora shk...