Klesti “stikle-” Kola është shpallur trajner i ekipit Sangal më pak se një muaj pas largimit nga Bad News Eagles.
Trajneri shqiptar ishte pjesë e ekipit Bad News Eagles që nga formimi i ekipit, me të cilët arritën që së bashku të shkruajnë historianë duke u kualifikuar në dy turne Major.
Së fundmi trajneri 24 vjeçar u largua nga Bad News Eagles, dhe kishte deklaruar që së shpejti do të vijnë lajme të reja rreth tij, shkruan telegrafi.
Tek ekipi Sangal, stikle- do të jetë në rolin e trajnerit, ku do ta zë vendin e turkut, TuGuX.
Për momentin ekipi Sangal renditet në vendin e 47 –të në botë, dhe të ardhmen pritet të shihet se sa do të ndihmoj ardhja e stikle.
Stikle tha disa fjalë rreth ekipit të ri, “Sangal është një ekip i ri me shumë talent dhe pasion dhe ndihem sikur ky është vendi i duhur ku kontributi im mund të jetë shumë i vlefshëm, dhe unë sjell përvojën gjithashtu”.
Here you go!
Klesti “stikle-” Kola will be the new coach of our CS:GO team as of today.
Welcome to the fam sir ?#believethemyth pic.twitter.com/2OKIFRYu1F
— Sangal English (@sangalgg_en) January 28, 2023
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...