Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka folur për punën e tij që e ka bërë si ndihmës i Guardiolës dhe garën direkte që tani e ka me Cityn.
Arteta tha se pavarësisht se duhet të ndeshet kundër mikut të tij, gjithnjë ka shpresuar që një ditë të jetë kështu.
“Kjo nuk do të ndryshojë miqësinë, momentet që kemi, dhe faktin se sa i rëndësishëm është ai në jetën time, sa i rëndësishëm është ai në profesionin tim”.
“Ne të dy jemi të gatshëm të fitojmë dhe mbrojmë klubet tona në çdo mënyrë dhe kështu ka qenë gjithmonë që nga dita e parë”, është shprehur Arteta, shkruan BBC.
Tutje, Arteta tha se do të preferonte që garën për titull në Premier Ligë do të preferonte ta bënte me dikë tjetër.
Arsenali viziton Cityn në raundin e katërt të FA Cup të premten që është e para nga tre ndeshjet mes skuadrave këtë sezon, duke llogaritur ndeshjet e tyre në Premier League që janë caktuar për 15 shkurt dhe 26 prill.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...