Ish kryeministri i Republikës së Kosovës dhe njëherit deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një postimi në facebook ka thënë se refuzimet e tyre si grup parlamentar nuk janë refuzuar nga Qeveria e Kosovës pse nuk ishin ide adekuate, por pse ishin të LDK-së.
Sipas Hotit nuk mund të vazhdohet më kështu, ai kërkon që TVSH-ja të hiqet.
Poashtu ai kërkon edhe të rriten pagat ë përputhje me inflacionin.
“Propozimet e LDK-së janë refuzuar deri më tani jo sepse nuk ishin adekuate, por sepse ishin të LDK-së. Nuk mund të vazhdojmë kështu. Duhet të heqim TVSH-në në produktet bazike, të ulim çdo barrë tatimore tani, dhe t’i rrisim pagat në përputhje me inflacionin. Ky është plani i LDK-së, një plan në anën e familjeve dhe njerëzve punëtorë. Kosova meriton më mirë; Kosova mundet më shumë”, ka shkruar Hoti./arbresh.info
Rama takon furnizuesit e naftës: Rritja e çmimit në Shqipëri...
Kostiq dhe Miloviq dënohen me 22 vjet burgim për krime lufte
Oda Ekonomike e Kosovës kërkon masa fiskale për të ndaluar r...
Ministria e Familjes autorizon njësinë inspektuese për rasti...
Tragjedia në Vjenë, MPJD:Po koordinohemi me familjarët për k...
Aktakuzë ndaj 4 personave për falsifikim të rezultateve të v...