Zyra e kryeprokurorit ka njoftuar se zëvendëskryeprokurori i Ukrainës, Oleksiy Simonenko, është shkarkuar nga posti i tij.
Reuters shkruan se deklarata që njofton shkarkimin e tij nuk jep arsyet për vendimin, por thuhet se ishte “në përputhje me dëshirat e tij”.
E orë më parë dha dorëheqje edhe shefi i zyrës së presidentit ukrainas Kyrylo Tymoshenko, si dhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Vyacheslav Shapovalov.
Gjithçka po ndodhë pas raportimeve për keqpërdorim të fondeve, të dedikuara për infrastrukturën energjetike.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar se do të ketë shkarkime të zyrtarëve të lartë, nga frika se mund të ketë një zbehje e besimit nga vendet e perëndimit që investuan miliarda dollarë në Ukrainë.
Ditë më parë u raportua se zyrtarë të qeverisë ukrainase janë të përfshirë në skandalin e keqpërdorimit të fondeve, të dedikuara për rimëkëmbjen e infrastrukturës energjetike. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...