Haaland ia siguron Man Cityt një fitore të lehtë ndaj Wolvesit

17:08 | 22 Janar 2023
KRG

Erling Haaland ishte i pandalshëm në këtë përballje, pasi që të tri golat u realizuan nga ai, e që ishte het-triku i katërt në ligë për të në edicionin e tij të parë në Ligën Premier.

Goli i tij i parë u shënua në minutën e 40-të, kur Kevin de Bruyne i dha një asistim të bukur.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në të dytën i shënoi dy të tjerat.

Në minutën e 49-të, City e fitoi një penallti, të cilën në gol e konvertoi Haaland.

Riyad Mahrez më pas ishte në listën e asistuesve, pasi e gjeti norvegjezin (54’), që e kompletoi het-trikun e tij, e që e çoi numrin e tij të golave në 25 pas vetëm 21 xhiros.

Pas javës së 21-të, Manchester City ka 45 pikë, dy më pak se Arsenali, ndërsa në xhiron e 22-të do të kenë punë me Tottenhamin.

Shpërndaje në rrjete sociale