Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka kujtuar ish-presidentin e vendit, Ibrahim Rugova, në 17 vjetorin e vdekjes.
Krasniqi thotë se Rugovën do ta kujtojmë më përkushtimin e tij politik që ka gjurmë në historinë e vendit.
“Në përvjetorin e vdekjes së ish presidentit Ibrahim Rugova, kujtojmë përkushtimin e tij politik që la gjurmë në historinë e vendit tonë, në kuadër të përpjekjeve sublime për liri dhe pavarësi. Vepra intelektuale, politike dhe institucionale e Dr. Ibrahim Rugovës, mbetet e vlerësuar, e çmuar dhe shtetësisë së Kosovës i shërben si dëshmi e një historie unike politike në Evropë dhe botë”, ka shkruar Krasniqi në facebook. /arbresh.info/
Ulet në gjunjë për t’i propozuar, Brikena i thotë R...
Hoxhaj për debatin në Maqedoninë e Veriut: Absurde që shqipj...
Paralajmërimi i SHBA-së për sigurinë e Shqipërisë, Nufi: Nuk...
Kina i kërkon bashkëpunim Rusisë për të ndalur luftën në Ira...
Iranianët përballen me ndërprerjen më të gjatë kombëtare të ...
Akturkoglu vendos derbin e madh, Fenerbahçe triumfon në dram...