Një 33 vjeçar nga Shkupi dyshohet se ka vrarë të atin.
Trupi i të ndjerit 62 vjeçar është gjetur reth mesdites së djeshme.
Nga policia thonë se po hetojnë rastin.
“Më datë 19.01.2023 në ora 21:00 në zonën e Karposhit, zyrtarët policorë nga SPB Shkup dje në orën 21:00 kanë arrestuar M.I. (33) nga Shkupi, në bazë të kallëzimit të orës 12:50, se në shtëpinë e tij në Gazi Babë është gjetur i vdekur babai i tij J.I (62). Një mjek nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen dhe plagët e marra nga një armë zjarri. Një ekip nga SPB Shkup ka inspektuar vendngjarjen dhe pranë të ndjerit janë gjetur disa gëzhoja. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një parashtresë përkatëse”, thuhet në raportin e MPB-së./KlanMacedonia
Kurti pret Sorensenin nesër në Prishtinë
Punime në rrugë, mbyllet përkohësisht një segment në Obiliq
Irani nis sulm të përbashkët me Hezbollahun ndaj Izraelit
Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së...
Një pjesë e Ferizajt mbetet pa rrymë, KEDS del me njoftim
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...