Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, ka vazhduar me deklaratat e tij kërcënuese ndaj Greqisë, këtë herë drejtuar kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.
Ripas raportimeve nga mediat greke, Erdogan ka kërcënuar kryeministrin grek, duke i thënë këtij të fundit se nuk duhet të bëjë gabime ndryshe do të ketë kundërpërgjigjie nga “turqit e çmendur”.
“Shiko Mitsotakis, ti po flet aty-këtu. Mbaj parasysh se turqit e çmendur do të vijnë nëse përpiqeni të bëni një gabim”, citohet të jetë shprehur presidenti turk.
Mes të tjerash ka ka vijuar me kërkesën për çmilitarizimin e ishujve, të cilët sipas tij janë armatosur kundër Turqisë. Deklarata e Erdogan vjen pasi Mitsotakis deklaroi gjatë forumit ekonomik në Davas, se pavarësisht se Greqia po bën përpjekje për dialog, është Turqia ajo që përpiqet të krijojë tensione.
“Përderisa i armatosni (grekët), ne do të qëndrojmë me duar të mbledhura?”, ka thënë Erdogan.
Lidhur me këtë çështje kryeministri grek ka folur dhe në Forumin Ekonomik të Davosit, ku është shprehur se nuk do të hyjë në luftë me Turqinë.
“Ne nuk do të hyjmë në luftë me Turqinë, por në tre vitet e fundit kemi përjetuar shumë tensione dhe jo vetëm për Kastellorizon”. “Ne duhet të jemi në gjendje të ulemi me Turqinë si të rritur të arsyeshëm dhe të diskutojmë çështjen e shelfit kontinental dhe zonave detare në Egje. E bëmë me sukses me Italinë dhe Egjiptin, me Shqipërinë do ta çojmë çështjen në Hagë”, u shpreh Mitsotakis.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...