Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka sjellur informacionet nga qyteti i Klinës, vendi i goditur shumë nga vërshimet.
Elezaj ka thënë se dëmet e shkaktuara janë të konsiderueshme dhe se kërkon ndihmë nga Qeveria.
“Sot, që nga mëngjesi, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, kam vizituar shumë vende për të parë nga afër gjendjen e krijuar nga vërshimet si pasojë e reshjeve të shumta. Në disa pjesë të qytetit dhe në shumë fshatra gjendja është e rëndë dhe ka dëmtime në infrastrukturë rrugore dhe në shtëpi apo biznese private. Pra, dëmi është i konsiderueshëm.
Ne menjëherë do të formojmë komisionin për vlerësim të dëmeve dhe brenda mundësive buxhetore do ti ndihmojmë qytetarët e dëmtuar. Gjithsesi do të kërkojmë ndihmë edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës që ta ndajë një fond të veçantë që ti ndihmohet familjeve të dëmtuara, sepse buxheti komunal është i kufizuar” shkruan Elezaj në “Facebook”. /arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...