Për ditën e premte Shqipëria do të mbetet nën ndikim të kushteve atmosferike të paqëndueshme.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshje shiu që në orët e para të 24-orëshit me intensitet mesatar, kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezente në pjesën më të madhe të vendit por me intensitet të ulët.
Në orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë përsëri intensitet deri mesatar.
Në lartësin mbi 700-800 metra reshje dëbore me intensitet deri mesatar.
Era do të vijojë të jëtë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në orët e pasdites e kryesisht të mbrëmjes do të fitoj shpejtësi deri në 15-20m/s.
Valëzimi në dete i forcës nga 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 3 deri 11°C , ë zona e ulëta 5 deri 13°C dhe në zona bregdetare 8 deri 14°C./abc
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...