Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e dytë për vitin 2023, të kryesuar nga kryetari, Kreshnik Radoniqi.
Në këtë mbledhje, KQZ-ja mori vendim për caktimin e lartësisë së mjeteve nga fondi për mbështetjen e subjekteve politike për periudhën 1 janar – 31 dhjetor 2023.
Shuma e mjeteve për financimin e subjekteve politike dhe për mbështetjen e punës së secilit deputet nga ky fond është në vlerën e përgjithshme: 4,200,000.00 euro.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja mori vendim për miratimin e planit për informim publik për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok si dhe zgjedhjet e parakojshme për kuvendet e komunave Zveçan dhe Leposaviq, të cilat do të mbahen më 23 prill 2023. Në këtë plan, janë të përfshira të gjitha fazat e parapara të procesit zgjedhor.
Në vazhdim të mbledhjes, KQZ-ja shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Pejë. /arbresh.info/

OVL e UÇK-së thërret konferencë për media
Superheronjtë zbresin sot në QKUK me dhurata dhe buzëqeshje ...
A ka ende mundësi për një bashkëpunim PDK-Nisma – Gruda jep ...
Sot mbahen seancat inauguruese në katër komunat veriore të K...
Moti sot kryesisht i vranët, herë pas here priten edhe reshj...
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...