Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj në seancën e sotme që po mbahet në Kuvend ka konfirmuar tentim atentatin ndaj tij dhe bashkëpartiakëve.
Zemaj falënderoi organet e rendit të Kosovës.
“Faleminderit shumë, gjithçka është në dorën e organeve të rendit të Republikës së Kosovës, është vlerësim i tyre, është gjykim i tyre, ne e bëjmë punën tonë, jemi përfaqësues të qytetarëve, vazhdojmë me punën në Kuvend dhe sigurisht çdo gjë qartësohet nga Policia dhe hetuesia”,tha Zemaj.
“Personalisht në këtë fazë mbetet fjalën e vet ta thotë drejtësia, pjesët tjera ne i marrim, pyetni Policinë e Kosovës, ata i kanë informacionet, i kanë informatat me partnerët ndërkombëtarë, me gjithë të tjerë, ashtu janë ndarë edhe me neve edhe ne ashtu do ta vazhdojmë punën tonë”.
“Gjithçka çka është dashtë nga organet e rendit është vlerësim pozitiv edhe punë e mirë që e kemi parë deri më tani. Gjithmonë më juve, me qytetarët e ndershëm të Republikës së Kosovës edhe me ata të cilët janë duan të mirën vendit, po, atëherë Kosova mund të ketë armiq me emra të përveçëm, po Kosova dhe qytetarët ata që e dojnë lirinë, pavarësinë, demokracinë janë më të mëdhenj se sa kriminelët” është shprehur deputeti. /arbresh.info/
Irani njofton për ndalje të sulmeve ndaj Izraelit
Aksion kundër krimeve kibernetike: Zbulohet skema e mashtrim...
Vrasja në Paskuqan, Policia ofron shpërblim prej 10 mijë eur...
Hamza: Pres që të kemi pak më shumë deputetë, zgjedhjet ishi...
Nënkoloneli i FSK-së diplomon me sukses superior në SHBA
City shumë pranë mesfushorit anglez, kalon rivalët e United