Në margjina të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos të Zvicrës, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti takoi Kryeministrin e Republikës së Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Kurti tha se me Kroacinë, Republika e Kosovës ka të përbashkët të kaluarën, por edhe të ardhmen brenda Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Ai shprehu mirënjohje për mbështetjen historike të Republikës së Kroacisë ndaj Republikës së Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, ndërsa falënderoi Kryeministrin Plenkoviq veçanërisht për përkrahjen për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në këtë takim u theksuan marrëdhëniet e mira bilaterale në mes të dy vendeve dhe gatishmëria për të forcuar edhe më tej bashkëpunimin në fusha me interes të përbashkët.
Duke biseduar për indikatorët pozitivë ekonomikë, Kurti theksoi potencialin për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare./arbresh.info/


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...