Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli së bashku me përfaqësuesen e Përhershme të UNDP-së në Kosovë, Maria Suokko, sot kanë vizituar Shkollën “Abdyl Frashëri” në Prizren.
Vizita është bërë në kuadër të fushatës “Kurse energjinë”, për të bashkëbiseduar me nxënësit për rëndësinë e mënyrat më të mira.
Gjatë bashkëbisedimit, Ministrja Rizvanolli u ka treguar nxënësve për rëndësinë e kursimit të energjisë dhe kanë bashkëbiseduar mbi mënyrat se si nxënësit kursejnë energjinë, e çfarë veprime marrin për të mbrojtur ambientin.
Ministren Rizvanolli dhe Drejtoreshën Suokko në takim i kanë shoqëruar nxënës nga shkolla shembull “Faik Konica” në Prishtinë, të cilët për dy vite me radhë, me vetë-iniciativë kanë zhvilluar fushatën e tyre për kursim të energjisë.
Ata kanë prezantuar para bashkë-moshatarëve të tyre se çfarë kanë ndërmarrë për kursim të energjisë në shkollën e tyre.
Nxënësit, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Ekonomisë dhe UNDP-së kanë zhvilluar një numër të lojërave dhe aktiviteteve për kursim e efiçiencë të energjisë me qëllim të vetëdijesimit, thuhet në komunikatën për media. /arbresh.info/




Maqedonci: Kërcënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojn...
Sot 7 Marsi – Dita e Mësuesit
Shefi i OKB-së paralajmëron: Lufta në Lindjen e Mesme mund t...
Arabia Saudite thotë se parandaloi një sulm ndaj një fushe n...
Parashikimi i motit për të shtunën
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...