Disa gropa gjigante janë hapur në Kaliforni si pasojë e motit të keq dhe stuhive të fuqishme, që kanë përfshirë vendin prej disa ditësh tashmë.
Për pasojë, shumë automjete janë “gëlltitur” mes baltës, ndërsa deri më tani raportohet për të paktën 17 viktima.
Si pasojë e hapjes së këtyre gropave, dy shoferë mbetën të bllokuar brenda automjeteve të tyre, ndërsa u desh ndërhyrja e autoriteteve për t’i nxjerrë ata shëndoshë e mirë prej andej.
Stuhitë e njëpasnjëshme kanë shkaktuar kërdinë në shtetin amerikan që nga 26 dhjetori me përmbytje, ku u prekën miliona persona, ndërsa më shumë se 200 mijë shtëpi dhe biznese mbetën pa energji elektrike.
Kujtojmë se si pasojë e përmbytjeve masive mbeti i vdekur edhe një djalë 5-vjeçar, i cili u mor para nga ujërat e rrëmbyer teksa ishte në makinë me të ëmën, e cila u arrit të shpëtohej nga kalimtarët e rastit.
I mituri Kyle Roan ende nuk është gjetur, edhe pas kërkimeve disaorëshe pa pushim nga ekipet e shpëtimit, të cilët mundën të gjenin vetëm një këpucë të tij, ndërsa kërkimet vijojnë ende.
Dy persona të tjerë u vranë të martën kur rrufeja rrëzoi një pemë në një rrugë në Luginën e San Joaquin.
Të paktën një person i pastrehë ka vdekur në Kaliforni dhe më shumë se një duzinë njerëz u shpëtuan nga një kamp në lumin Ventura.
Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të jenë vigjilentë dhe të qëndrojnë larg zonave që paraqesin rrezik përmbytjesh si pasojë e prurjeve të furishme nga shirat e dendur./A2/
Një i vrarë dhe një i plagosur në Gjakovë
Rinia Demokratike e Kosovës sot mban aksion simbolik para Qe...
Aeroporti Ndërkombëtar i Dubait pezullon përkohësisht flutur...
Trump paralajmëron NATO-n për pasoja nëse nuk sigurohet Ngus...
Nuk është më i paprekshëm, ylli i Real Madridit drejt largim...
Vdekja e të riut në Pejë, familja del me njoftim