Aktori amerikan Adam Rich vdiq të shtunën në Los Angeles në moshën 54-vjeçare. Rich u bë i famshëm si Nicholas Bradford në serialin ABC Eight is Enough.
Seriali u shfaq nga viti 1977 deri në 1981 në Shtetet e Bashkuara. Adam Rich luajti më vonë edhe në serialet “Code Red” dhe “Dungeons & Dragons”.
Vitet e fundit, aktori, i cili ishte i pamartuar dhe nuk kishte fëmijë, kishte probleme me drogën.
Në vitin 1991 ai u arrestua pasi theu dritaren e një farmacie për të marrë drogë. Babai i tij serial, Dick Van Patten, pagoi garancinë në atë kohë, kështu që aktori amerikan u lirua.
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...