Më 9 janar 2023, Paneli i Gjykatës së Apelit miratoi pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Salih Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për dorëzimin e njoftimit të tyre për apel kundër aktgjykimit.
Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DhSK).
Sipas njoftimit, paneli e autorizoi mbrojtjen dhe ZPS-në që në qoftë se kanë njoftime për apel, t’i dorëzojnë më së largu deri më 3 shkurt 2023.
Ndryshe, më 16 dhjetor 2022, trupi gjykues e ka shpallur fajtor dhe ka dënuar Salih Mustafën me 26 vite burgim për krime lufte. /arbresh.info/
Kurti dhe Muja inaugurojnë objektin e ri të Ministrisë së Bu...
Arrestohet një 23 vjeçar, dyshohet për vjedhje të rëndë në P...
Gjendet personi i raportuar si i zhdukur në Mitrovicë, ktheh...
KQZ sot mban mbledhje
Siri, nis gjyqi i parë kundër Assad dhe aleatëve të tij
Sot shpallet aktgjykimi ndaj të akuzuarës për spiunazh, Jele...