Xherdan Shaqiri ka një vit që është transferuar në elitën e futbollit amerikan MLS.
Sulmuesi me prejardhje nga Kosova është bashkuar me Chicago Fire nga Lyon për shifrën e shtatë milionë eurove, dhe ka kontratë me klubin amerikan deri në fund të vitit 2024.
Agjenti turk, Ahmet Bulut i ka ofruar Trabzonsporit shërbimet e reprezentuesit zviceran edhe pse ai nuk ka mandat për Shaqirin.
Xherdani menaxhohet nga dyshja Erdin dhe Arbër Shaqiri, por Bulut ia ka ofruar shërbimet e gjilanasit drejtuesve të Trabzonsporit.
“Shaqiri nuk është i lumtur në MLS dhe ai dëshiron të kthehet në Evropë. Për momentin ai është në top formë”, u ka thënë Bulut drejtuesve të Trabzonspor kanë raportuar mediat turke.
Ndërkohë mediumi zviceran 4-4-2.ch ka kontaktuar agjentët e Shaqirit, por ata nuk kanë kthyer përgjigje për një rikthim të tij në Evropë.
Gjithsesi kjo mbetet vetëm një thashethem kur jemi në tregun e transferimeve dhe vështirë se Shaqiri mund të largohet nga Chicago pasi ka kontratë edhe për dy vite me klubin amerikan.
31-vjeçari edhe më parë ishte lidhur me një kalim në Turqi, ku skuadrat e mëdha si Galatasaray, Fenerbahce e Besiktas kishin shprehur interesim për të. /Telegrafi/
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...
“Memoriali Përkujtimor Adem Jashari”, Rama: Zëri i komandant...
Matoshi-Osmanit: “N’zor kokshe – deklaroj publikisht që ty n...
Rekordi i zi: Pjesëmarrja në zgjedhjet e 7 qershorit, më e u...