Pavarësisht se ka pasur një gjysmë sezon fantastik në Paris Saint-Germain, Neymar duket se do të largohet nga klubi francez.
Ish-sulmuesi i Barcelonës thuhet se është vënë në shitje nga gjigantët francezë, pasi ata kërkojnë të ‘heqin qafe’ pagën e tij të madhe nga librat e tyre financiar.
Skuadra e Christophe Galtier tashmë ka filluar të kërkojë zëvendësuesin e brazilianit dhe ka vënë në radar Ousmane Dembele të Barcelonës.
Sipas Fichajes, PSG dëgjoi ofertat për Neymar verën e kaluar, por çmimi i tyre i kërkuar prej 150 milionë eurosh largoi shumë kërkues.
Megjithatë, ata thuhet se e kanë ulur këtë tani, dhe sugjerohet se ai mund të jetë në dispozicion nga klubet tjera për vetëm 50 milionë euro.
Me këto raportime, tre klube të Ligës Premier janë shfaqur si destinacione të mundshme për Neymar.
Klubet e pasura si Newcastle United, Chelsea dhe Manchester City thuhet se të gjithë janë të interesuar për 30-vjeçarin brazilian.
Edhe pse PSG do të dëgjojë oferta për të këtë muaj, një marrëveshje në verë thuhet të jetë më e mundshme. Megjithatë, duket se lojtari më i shtrenjtë në botë mund të jetë në lëvizje. /Telegrafi/
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...