Komisionari i policisë metropolitane të Londrës, Bernard Hogan-Howe ka njoftuar që mbi 1.000 uebfaqe ekstremiste rrëzohen çdo javë nga policia.
Komisionari ka thënë që forcat policore i përgjigjen për largim mbi 1.000 uebfaqeve çdo javë derisa brenda 18 muajve të kaluar janë larguar 300.000 faqe, transmeton arbresh.info. Duke folur në një konferencë zotëri Hogan-Howe ka thënë që shumica e uebfaqeve ishin të lidhura me terrorist, por një pjesë e vogël ishin edhe me përmbajtje ekstremiste.
“Ne jemi duke rrëzuar rreth 1.000 faqe çdo javë që janë të natyrës ekstremiste. Tani shumica nga ato janë me postime terroriste, por nuk janë të vetme. Po ashtu përmbajnë edhe ekstremizëm në dy anët”, ka thënë ai, transmeton arbresh.info.
“Kur ne jemi legalisht në gjendje për të vepruar, ne kërkojmë nga kompanitë për të rrëzuar faqet. Kjo ka ndikim, por nuk ka të ndalur pasi interneti është shumë i përhapur”./arbresh.info
OKB alarmon, më shumë se 14 milionë fëmijë të pavaksinuar në...
Bislimi për vendimin e Supremes: Rast sa tipik ashtu edhe pr...
Dy aksidente në pak minuta në Vlorë, lëndohen dy persona, nj...
Prishtina inauguron skate parkun e parë për të rinjtë dhe sp...
Drita pas kualifikimit: Një mbrëmje e paharrueshme, ku histo...
Artan Abrashi kandidat i LVV-së për kryetar të Prizrenit