Legjenda italiane, Gianluca Vialli ka ndërruar jetë në moshën 58 vjeçare. Ish-futbollisti italian kishte shkuar në Londër për një tretman pasi ishte prekur nga kanceri në mëlçi që nga viti 2017.
Por, ish-përfaqësuesi italian nuk ia doli dot përkundër kujdesit nga stafi mjekësor dhe kemioterapive, shkruan express.
Ai dha dorëheqje javë më parë nga pozita e tij në Kombëtaren italiane, ku ishte asistent i selektorit Roberto Mancini, për shkak të problemeve shëndetësore.
Vialli e kishte nisur karrierën në Cremonese, në qytetin e tij para se ta vazhdonte karrierën në Serie A me Sampdorian de Juventusin, ndërsa kishte përfunduar duke luajtur në Chelsea, ku më pas edhe e kishte drejtuar këtë ekip si trajner.
Ai i kishte realizuar 16 gola në 59 ndeshje me Kombëtaren e Italisë, me të cilën kishte luajtur në Botërorët 1986 e 1990.

Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...