Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka urdhëruar forcat e armatosura ruse që të zbatojnë një armëpushim përgjatë vijës së kontaktit me trupat ukrainase, më 6 dhe 7 janar, për festën e Krishtlindjes ortodokse.
Në urdhrin e tij, të publikuar në faqen e internetit të Kremlinit, më 5 janar, Putin ka thënë se armëpushimi do të fillojë në mesditë, më 6 janar dhe do të zgjasë deri në mesnatë, më 7 janar.
Ai i ka bërë thirrje Kievit që të respektojë këtë hap, për t’iu mundësuar civilëve që banojnë përgjatë vijës së kontaktit t’i vizitojnë kishat në prag të Krishtlindjes dhe të kremtojnë festën.
Më herët, gjatë së enjtes, presidenti rus i tha homologut turk, Recep Tayyip Erdogan, se është i hapur për dialog me Ukrainën nëse Kievi pranon se territoret e pushtuara nga Moska janë territore ruse, njoftoi Kremlini.
Ndërkaq, sipas njoftimit të Ankarasë, Erdogan i kërkoi Putinit shpalljen e armëpushimit “të njëanshëm” në Ukrainë.
Urdhri i Putinit për armëpushim erdhi pasi më herët gjatë 5 janarit, lideri shpirtëror i Rusisë, Patriarku Kirill, bëri thirrje për një marrëveshje armëpushimi gjatë Krishtlindjes ortodokse, që festohet këtë javë./rel
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...